Stacioni i Autobusëve në Prizren krijon kënd leximi me ndihmën e Bibliotekës së Qytetit

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Stacioni i Autobusëve në Prizren ka shprehur mirënjohje për Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në krijimin e një këndi të leximit në pritoren e udhëtarëve.

“Ky kënd leximi është një hap domethënës në përhapjen e kulturës së leximit dhe në krijimin e një ambienti më të pasur për qytetarët e udhëtarët tanë”, thuhet në njoftimin e Stacionit të Autobusëve.

Duke uruar Ditën e Librit, Stacioni i Autobusëve ka vlerësuar përkushtimin ndaj dijes e kulturës.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit