“Komedia e Zezë” ngjitet në skenën e Prizrenit – Teatri “Bekim Fehmiu” nis provat për premierën e qershorit

Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Komedia e Zezë” të autorit britanik Peter Shaffer. Shfaqja vjen nën regjinë e Ilir Bokshit dhe pritet të ketë premierën në javën e parë të muajit qershor.

“Bëhet fjalë për një komedi të jashtëzakonshme që luan me dritën, errësirën dhe situatat absurde që lindin mes tyre”, thuhet në njoftimin e teatrit, përcjell PrizrenPress.

“Komedia e Zezë” është një nga veprat më të njohura të Shaffer-it, ku përmes një strukture të veçantë skenike, publiku përjeton ngjarjet në një mënyrë të përmbysur – aty ku drita në skenë përfaqëson errësirën në histori dhe anasjelltas.

“Jemi të entuziazmuar për këtë projekt dhe mezi presim ta ndajmë me publikun”, vijon njoftimi i Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”.

Shfaqja do të vendoset në skenë me një kast të zgjedhur aktorësh dhe është pjesë e repertorit të ri artistik të këtij sezoni në Prizren./PrizrenPress.com

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit