15.6 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025

Kryetari Shaqir Totaj deklaron 500 mijë euro pasuri të paluajtshme

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2025, ai ka theksuar se ka në pronësi një truall prej 221 metrave katrorë në vlerë prej 300 mijë euro, si dhe një objekt afarist prej 680.06 metrash katrorë në vlerë 200 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, Totaj i ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit tri vetura në shfrytëzim nga familja. Personalisht ka thënë se posedon veturë Audi të cilën e ka vlerësuar me 25 mijë euro. Ndërsa, dy veturat e tjera ka deklaruar se janë në pronësi të fëmijëve të tij. Njëra veturë është vlerësuar 10 mijë euro, ndërsa tjetra është vlerësuar 19 mijë euro.
Totaj ka deklaruar se në vitin 2022 ka marrë 11 mijë euro kredi për blerje të veturës dhe se i kanë mbetur edhe 5 mijë e 500 euro për t’i kthyer.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në bankë posedon 11 mijë e 355 euro e 74 centë kursime nga të hyrat vjetore, si dhe 11 mijë e 681 euro në llogarinë rrjedhëse po ashtu kursime nga të hyrat vjetore.

Pagë vjetore si kryetar i Komunës, Totaj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit i ka deklaruar 16 mijë e 486 euro e 92 centë, ndërsa 2 mijë e 92 euro i ka shkruar si mëditje për udhëtime jashtë vendit.

Në deklarim të pasurisë, ai e ka paraqitur si të hyrë edhe qiranë që merr për objektin afarist në vlerë prej 28 mijë e 447 euro e 44 centë.

Ai ka paraqitur edhe të hyrat vjetore të prindit nga pensioni bazë, në lartësi prej 1 mijë e 260 euro si dhe pagat e fëmijëve në vlerë 13 mijë e 800 euro, pastaj 8 mijë e 895 euro dhe 5 mijë e 180 euro e 60 centë. /Telegrafi/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit planifikon zgjerimin e shërbimeve të kardiologjisë invazive

Në kuadër të projektit KSV/017, të zbatuar nga LuxDev, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren është mbajtur një punëtori për...

Defekt në gypin kryesor të ujësjellësit në Dragash, priten ndërprerje uji nesër

Një defekt i rëndë është shfaqur në gypin kryesor të ujësjellësit afër stacionit të autobusëve në Dragash, duke rrezikuar furnizimin me ujë të pijshëm...

Lajmet e Fundit