Borxhe mbi 100€? Fillon shkyçja dhe përmbarimi për mospaguesit e ujit në rajonin e Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A në Prizren ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të rrepta për konsumatorët me borxhe të papaguara mbi 100 euro. Konsumatorët që nuk kryejnë pagesat në kohë do të përballen me shkyçje nga rrjeti dhe dërgimin e rasteve tek përmbaruesi privat.

“Pagesat tuaja ndihmojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve dhe realizimin e investimeve për një furnizim më të qëndrueshëm me ujë”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell PrizrenPress.

Për ata që kanë borxhe të papaguara mbi 100 euro, kompania ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa.

“Në ditët në vijim do të ndërmerren këto masa: Dërgimi i rasteve tek përmbaruesi privat dhe shkyçja nga rrjeti për ata që nuk i kryejnë pagesat”, thuhet më tej në njoftim.

Për të shmangur këto masa, kompania ka ofruar mundësi për konsumatorët të cilët mund të riprogramojnë borxhin ose të kryejnë pagesat përmes mënyrave të lehta, siç shpjegohet në njoftim: “Të kryeni pagesat përmes këtyre mënyrave të lehta: Pikave tona të arkëtimit, Llogarive bankare (të shënuara në faturë), Postës dhe Western Union, Aplikacionit E-HRJ”./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit