Akti 3 i gjysmëfinaleve

“Play-off”-i i ProCredit Superligës po vazhdon me spektakël. Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar edhe më shumë garat shtesë të elitës së basketbollit.

Dramë dhe adrenalinë kishte në sfidat gjysmëfinale, ku seria është 1:1, derisa në fundjavë zhvillohen ndeshjet e treta.

Palestra “Minatori” sërish do të jetë arenë e një super derbi, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. ‘Xehetarët’ fituan ndeshjen e parë 80:65, kurse ‘bardhekaltrit’ ndeshjen e dytë 90:83 pas vazhdimeve. Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe për të bërë një hap drejt finales.

 

Në Prizren zhvillohet dueli tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, ku sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Takimi i parë përfundoi me fitoren e prizrenasve 81:61, kurse i dyti me fitoren e pejanëve 84:79.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa për tu shpallur kampion nga ky edicion është me katër fitore.

Orari

Gjysmëfinalet III

E shtunë

19:00 Trepça-Sigal Prishtina

E diel

19:00 Bashkimi-Peja

Më Shumë

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit