7.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Lamtumirë mësuesit dhe poetit Agim Kastrati

Mbledhja komemorative për mësuesin dhe poetin Agim Kastrati u organizua dje nga shkolla “Fehmi Agani” në Turjakë të Malishevës.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të DAE-së, kolegë, nxënës dhe qytetarë të shumtë. Në fjalën e tij përkujtimore, kryetari Ekrem Kastrati theksoi: “Falë poezisë dhe pasionit të tij për mësimin, Agim Kastrati do të jetojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona. Ai ishte një shembull i plotë i një mësuesi dhe poeti me zemër të madhe, që përmes dijes dhe vargjeve të tij na mësoi ta dashurojmë jetën dhe fjalën artistike.”

Kastrati shtoi më tej: “Agim Kastrati, mësuesi që na mësoi ta dashurojmë jetën dhe fjalën, ia kushtoi plot 32 vite mësimdhënies në shkollën ‘Fehmi Agani’ në Turjakë, duke frymëzuar breza të tërë nxënësish. Si mësues dhe poet, ai hapi një dritare të re në poezinë shkollore, duke sjellë gjuhën e përditshme të mbështjellë me metafora të forta.”

Në ceremoninë mortore, fjalë rasti mbajtën drejtori i shkollës “Fehmi Agani”, Agron Zogaj, dhe në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve, Krijuesve dhe Artistëve “Tafil Kelmendi”, Rexhep Toplana, ku Agimi ishte anëtar. Në fund, në emër të SHKA “Tafil Kelmendi” dhe SHKA “Xheladin Gosturani” nga Tropoja, lule në varrin e Agimit vendosën Zymer Zogaj dhe Rexhep Hasani.

Në emër të familjes, falënderimet për pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit i shprehu vëllai i Agimit, Hashim Kastrati.

Komuniteti i Malishevës dhe shumë të tjerë do ta kujtojnë Agim Kastratin, mësuesin dhe poetin që çdo ditë vinte me një buzëqeshje të ngrohtë dhe përhapte dijen dhe dashurinë për artin dhe jetën./PrizrenPress.com

Më Shumë

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Lajmet e Fundit