18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

I kërkuari për veprat penale me narkotikë arrestohet në Rahovec, dërgohet në burg

Policia e Kosovës ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge”.

Arrestimi i tij është bërë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ratkoc të Rahovecit, raporton PrizrenPress.

“Në orët e hershme të mëngjesit të datës 30.04.2025, Njësiti i Ndërlidhjes me Gjykatën në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve pranë Stacionit Policor në Rahovec, kanë realizuar arrestimin e personit A. H. (mashkull i moshës madhore), në vendbanimin e tij në fshatin Ratkoc-Rahovec”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bëri të ditur se i arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi ishte dënuar me një (1) vit burgim.

“I njëjti ishte dënuar me një (1) vit burgim dhe sot është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Operacioni u vlerësua si një sukses i bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Ky operacion është rezultat i punës së përkushtuar dhe bashkëpunimit efikas ndërmjet njësive relevante policore dhe gjykatës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e Policisë së Kosovës në luftimin e veprave penale dhe zbatimin e urdhër-arresteve gjyqësore”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Lajmet e Fundit