12 komuna me performancën më të mirë, përfituese të 7.7 milionëve

12 komuna me performancën më të mirë kanë përfituar 7.7 milionë euro për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal. Ky grant i performancës komunale u tha se do të shërbejë për rritje të llogaridhënies e identifikim të problemeve në komuna.

7.7 milionë euro do të ndahen këtë vit për 12 komuna me performancën më të mirë në Kosovë. Përfituese të këtij granti janë: Komuna e Prizrenit, Shtimes, Dragashit, Drenasit, Junikut, Istogut, Kaçanikut, Lipjanit, Mamushës, Mitrovicës së Jugut, Parteshit e Suharekës.

Aivo Orav, ambasador i BE-së në Kosovë tha se Granti për Performancë Komunale nuk shërben vetëm si një instrument financiar, por mbi të gjitha, si një shtytës kyç për komunat.

Përmes këtij granti, komunat inkurajohen ta përmirësojnë performancën institucionale dhe të ofrojnë shërbime publike me më shumë efikasitet dhe me përgjegjshmëri më të madhe ndaj nevojave të qytetarëve.

Matthias Herr, drejtor për Evropën Lindore në Helvetas tha se “Ne besojmë se kur komunat fuqizohen, demokracia lulëzon. Komuna të forta ndërtojnë shoqëri më të forta”.

Ndërkaq, kryetarë e nënkryetarë të komunave përfituese thanë se granti do t’u ndihmojë në identifikimin e problemeve komunale dhe rritjen e llogaridhënies.

Përmes grantit të performancës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët financojnë një pjesë të komunave në realizimin e disa projekteve të cilat kanë qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen e digjitalizimin./Zëri.info

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit