Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temperatura minimale do të lëvizin nga 4 gradë Celsius dhe maksimalja do të jetë 20 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”.

“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit