582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për forcimin e sigurisë publike dhe bashkëpunimin institucional në këtë drejtim, raporton PrizrenPress.

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, përpos aktiviteteve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar një mjedis më të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

Përfaqësuesi i Stacionit Policor në Suharekë, Sami Veselaj, raportoi se situata aktuale e sigurisë është e qetë dhe stabile. Sipas tij, gjatë periudhës së fundit janë shqiptuar 582 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe janë ekzekutuar 22 urdhëresa të lëshuara nga gjykatat.

Ai vuri theks të veçantë tek siguria në trafikun rrugor, duke apeluar për respektim të rregullave dhe shenjave të komunikacionit për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën e qytetarëve./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit