Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një viktimë dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Sipas burimeve të gazetës Sinjali, në aksident janë përfshirë një veturë tip Volkswagen Tiguan, e drejtuar nga një burrë rreth 46 vjeç, dhe një kamion tip Mercedes, me drejtues një shtetas nga Shqipëria, rreth 36 vjeç.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Përplasja ka rezultuar fatale për një grua rreth 32 vjeç, e cila udhëtonte si pasagjere në veturë. Vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar.

Dy persona të tjerë – drejtuesi i veturës dhe një pasagjere tjetër – janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin trajtim mjekësor në repartin e emergjencës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës si dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.

 

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit