2.5 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Prizreni nis procedurat e prokurimit për ndërtimin e tregut të gjelbër dhe parkingut nëntokësor, vlera 1.3 milion euro

Komuna e Prizrenit ka iniciuar procedurat e prokurimit për projektin e titulluar “Ndërtimi i tregut të gjelbër dhe parkingut nëntokësor”.

Sipas njoftimit të publikuar vlera e parashikuar e kontratës është 1 milion e 290 mijë euro. Projekti është përshkruar si tre vjeçar.

“Do të rregullohet komplet infrastruktura në tregun e gjelbër dhe rregullimi i parkingut nëntokësor”, thuhet në përshkrimin e shkurtër, ku gjithashtu theksohet se do të ketë punë ndërtimore, instalim të ujësjellësit e kanalizimit, si dhe punë të instalimeve elektrike, raporton Telegrafi.

Afati i fundit për operatorët ekonomik për paraqitjen e ofertave është përcaktuar data 16 qershor 2025.

Nisja e këtyre procedurave është autorizuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj me vendimin e datës 29 prill 2025.

“Miratohet kërkesa e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për lejimin e realizimit të projektit: “Ndërtimi i tregut të gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren”, kështu që, për këtë qëllim lejohet shpallja e tenderit për mbledhjen e ofertave përkatëse”, thuhet në vendim, raporton Telegrafi.

Aty sqarohet se ky projekt realizohet konform marrëveshjes mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, DEMOS-it dhe Komunës së Prizrenit, të nënshkruar me datën 18 mars 2025. /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Ismet Munishi arrin fitoren e parë nën drejtimin e Lirisë

Epoka e Ismet Munishi në Liria ka nisur me fitore. Prizrenasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Tefik Çanga në ndeshje të Ligës së Parë....

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Lajmet e Fundit