Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra: Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e Millakut

Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra, e cila ka raportuar rastin në polici kolegun,Shkëlqim Millakun, ka thënë për Sinjalin se e ka adresuar çështjen në organet kompetente dhe se nuk do të merret më me deklarata.

Tutje, shtoi se ndihet e shqetësuar nga veprimet e Profesorit.

“Ai le të deklarohet çka të dojë, unë jam deklaruar aty ku duhet, ai të merret tani me organet e rendit. Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e tij, unë e lë në organet e hetuesisë”, tha Dibra.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërkohë që Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për incidentin që ndodhi në ambientet e tij.

Kjo është profesoresha që e denoncoi në polici profesorin Millakun

Profesori i Universitetit të Prizrenit, Shkëlqim Millaku është denoncuar në polici nga kolegia e tij, Vjollca Dibra.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së Senatit të Universitetit, në të cilën asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur në pozitat e propozuara si anëtarë të këtij organi.

Përplasja ka nisur kur profesori Millaku, sipas burimeve, i është drejtuar profesoreshës Dibra me fjalët: “Pse nuk po e lëshon zyrën?”, duke aluduar se asaj i kishte përfunduar mandati. Kjo situatë ka shkaktuar tension mes palëve dhe ka përfunduar me një denoncim për kanosje, bërë nga Dibra ndaj Millakut.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me incidentin që ndodhi në ambientet e tij.

Marketing

 

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Lajmet e Fundit