18.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Aksion i Policisë në Prizren: 19 gjoba dhe 3 konfiskime për parkim të paligjshëm në zonën e gjelbëruar

Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren (NJRTRR), gjatë një kontrolli të realizuar sot, më 21 maj 2025, ka ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar shkeljet në zonën e gjelbëruar të rrugës ‘Rrustë Kabashi’ në Prizren, përkatësisht në lagjen “Dardania” në afërsi të rrugës në drejtimin Prizren–Suharekë, raporton PrizrenPress.

Gjatë këtij kontrolli, sipas Policisë, janë identifikuar automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme në hapësira të gjelbëruara, veprim ky që përbën shkelje të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat në Trafikun Rrugor, konkretisht Neni 20, paragrafi 9, që ndalon dëmtimin apo ndotjen e ambientit përmes parkimit të mjeteve në vende të ndaluara.

“Si rezultat i këtij aksioni, janë shqiptuar 19 gjoba për kundërvajtje dhe janë konfiskuar 3 automjete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës bëri të ditur se do të vazhdojë me veprime të tilla për të siguruar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Ftojmë qytetarët që të respektojnë rregullat në trafikun rrugor dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit të pastër dhe të sigurt për të gjithë”, apelon policia./PrizrenPress.com

Më Shumë

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Djali i Ukshin Hotit, Andini, kërkon mbështetje për kushëririn e tij, Etrit Hoti, kandidat për Kuvendin Komunal të Rahovecit

Andini Hoti, djali i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti, ka bërë thirrje publike për mbështetje ndaj kushëririt të tij, Etrit Hoti, kandidat për Kuvendin...

Lajmet e Fundit