-2.4 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Vetëvendosje alarmon për degradimin urban në Prizren

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka shprehur qëndrimin se në këtë qytet po vazhdon degradimi urbanistik dhe se institucionet duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Sipas LVV-së, ndërtimet pa leje në Prizren po vazhdojnë me dijen e institucioneve përgjegjëse.

“Ndërtimet pa leje po vazhdojnë të shfaqen në mes të qytetit të Prizrenit, në mënyrë të hapur, para syve të qytetarëve dhe në dijeni të plotë të institucioneve përgjegjëse. Ky fenomen shqetësues përbën jo vetëm një shkelje të rregullave të planifikimit urban, por është një vepër penale, e cila kërkon përgjegjësi ligjore dhe institucionale”.

Ky subjekt politik ka theksuar se “mungesa e reagimit efikas ka inkurajuar shkelësit të vazhdojnë veprimtarinë e tyre duke kontribuar drejtpërdrejt në degradimin e strukturës urbane dhe mjedisore të qytetit, i cili gëzon status të veçantë për shkak të trashëgimisë kulturore dhe historike”.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Ftojmë të gjitha organet kompetente, përfshirë Komunën e Prizrenit, Inspektoratin, Policinë dhe në veçanti Prokurorinë Themelore në Prizren, që të veprojnë me urgjencë për ndalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme. Është koha që zotimet për ndalimin e degradimit urbanistik dhe mjedisor të përkthehen në veprime konkrete dhe të dukshme”, thuhet në reagim.

Qytetarët e Prizrenit, sipas LVV-së, meritojnë një qytet të planifikuar, të pastër dhe të mbrojtur nga ndërhyrjet e paligjshme që rrezikojnë trashëgiminë e përbashkët.

Lidhur me këtë çështje, deri në momentin e raportimit nuk ka pasur ndonjë koment nga organet komunale të Prizrenit.

Më Shumë

Traditë 24-vjeçare, banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e nisin vitin me aksionin e dhurimit të gjakut

Banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e kanë nisur vitin 2026 me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin...

Viti i Ri festohet me të shtëna armësh në Prizren e Suharekë

Policia ka raportuar dy raste të përdorimit të armëve të zjarrit gjatë natës së ndërrimit të viteve në regjionin e Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë në...

Lajmet e Fundit