Inspektorati largon shitësit ambulant nga Sheshi i Dëshmorëve në Prizren për lirimin e hapësirave publike

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e shitësve ambulant, tezgave dhe objekteve të përkohshme nga Sheshi i Dëshmorëve, në qendër të qytetit. Ky veprim u krye me qëllim që të lirohen hapësirat publike dhe të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve, raporton PrizrenPress.

Sipas Komunës, këto objekte të përkohshme nuk përputheshin me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, prandaj ishte e nevojshme ndërhyrja për t’i larguar.

“Aksioni u organizua me qëllim të krijimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve si dhe për shkak se këto objekte të përkohshme nuk kanë qenë në harmoni me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit”, theksohet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit