5.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Prizreni pret dashamirët e veturave klasike, Oldtimer Fest shënon 20-vjetorin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar nisjen e festivalit kushtuar automjeteve klasike, që tradicionalisht mbahet në qytetin e vjetër.

Bashkë me panelistët tjerë ai ka marrë pjesë edhe në diskutimin mbi traditën e kujdesit ndaj mjeteve motorike klasike, duke ftuar qytetarët që të vizitojnë këtë ngjarje interesante.

“Me një ceremoni të veçantë, sot u hap zyrtarisht eventi treditor i organizuar nga Oldtimer Club Prizren, që sjell një ekspozitë mbresëlënëse të veturave klasike nga vende të ndryshme. Oldtimer Fest & FIVA Youth Forum – festojnë sivjet 20-vjetorin e funksionimit, ku të pranishëm ishin koleksionistë të njohur, qytetarë dhe dashamirë të automobilizmit klasik”, ka bërë të ditur Totaj.

Në kuadër të këtij organizimi, të shtunën është hapur Forumi Rinor me FIVA, ku në panelin e diskutimit në ITP Prizren është trajtuar mbrojtja e trashëgimisë kulturo-teknike të Kosovës si dhe rëndësia e themelimit të Muzeut të Mjeteve Teknike, ndërkohë që ka vazhduar me sesion praktik për sistemin e frenimit dhe sigurinë në komunikacionin rrugor.

Aktiviteti do të vazhdojë në mbrëmje me koncertin në qendër të qytetit, derisa të dielën gjatë tërë ditës do të ketë ekspozitë të veturave dhe motoçikletave klasike në qendër të Prizrenit.

“Mos e humbisni këtë ngjarje interesante që sjell shumë nostalgji”, është shprehur kryetari Totaj, duke i bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në aktivitetet e sipërpërmendura. /Telegrafi/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

 

 

Më Shumë

Mungesë uji në disa lagje të Prizrenit për shkak të dëmtimit të gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se për shkak të reshqitjes së dheut në rrugën Prizren–Tetovë, gypi transportues nga burimi “Cvilen” drejt...

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë e bukës në Rahovec, është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05. Lajmin për Klankosova.tv e...

Lajmet e Fundit