9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

PSG shkruan historinë: Fiton për herë të parë Ligën e Kampionëve dhe kompleton tripletën

Paris Saint-Germain ka realizuar një nga sezonet më të mëdha në historinë e klubit dhe futbollit evropian, duke fituar për herë të parë në histori Ligën e Kampionëve dhe duke e përmbyllur sezonin me tripletën: Ligue 1, Kupa e Francës dhe Champions League.

Në finalen e zhvilluar ndaj Interit, parizienët dominuan totalisht, duke fituar me rezultatin spektakolar 5-0, një mesazh i qartë për supremacinë e tyre në këtë sezon.

Ndeshja nisi furishëm për skuadrën e Luis Enrique, ku vetëm pas 12 minutash, Achraf Hakimi realizoi golin e parë, pas një asisti të talentit Desire Doué. Vetëm tetë minuta më vonë, Doué realizoi golin e dytë për PSG-në, kësaj here pas një pasimi të saktë nga Ousmane Dembélé.

Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë, ndërsa Interi nuk arriti të krijonte asnjë rrezik të vërtetë në portën e Donnarumma-s.

Në pjesën e dytë, dominimi francez vazhdoi. Doué shënoi sërish në minutën e 63-të, duke e bërë rezultatin 3-0, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia e çoi atë në 4-0 në minutën e 73-të pas një tjetër asisti nga Dembélé.

Në minutën e 87-të, talenti i ri Senny Mayulu e vulosi triumfin historik me golin e pestë.

Me këtë fitore, Luis Enrique bëhet trajneri i parë në historinë e PSG-së që fiton tripletën, duke treguar suksesin e projektit që ka ndërtuar dhe forcën e jashtëzakonshme të kësaj skuadre./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Liria fiton në shtëpi dhe ngjitet në vendin e tretë

Liria ka marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të saj, duke mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Parë. Golave...

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit...

Lajmet e Fundit