22.9 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025

Rritje e pranisë së arinjve në malet e Shtërpcës, Policia apelon për kujdes të shtuar në zonat turistike

Policia e Kosovës bën apel për qytetarët dhe vizitorët që të tregojnë kujdes të shtuar në zonën malore të Shtërpcës, pas rritjes së ndjeshme të pranisë së kafshëve të egra, kryesisht arinjve, që janë parë pranë vendbanimeve dhe zonave turistike.

Policia njofton se bazuar në informacionet e mbledhura nga terreni, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë së kafshëve të egra – veçanërisht e arinjve – në territorin e komunës së Shtërpcës.

“Raportimet e përditshme tregojnë se këto kafshë janë parë në afërsi të vendbanimeve, çka paraqet një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve”, paralajmron PK-ja.

Situata në zonat malore përreth Brezovicës dhe liqeneve të Shtërpcës, sidomos pranë liqenit të Jazhincës, është e ndjeshme për shkak të numrit të madh të turistëve që qëndrojnë aty çdo ditë.

“Në veçanti, kemi vërejtur se disa turistë janë në kontakt të afërt me kafshët e egra, duke bërë fotografi dhe video nga distanca të papërshtatshme, vetëm 10-20 metra larg, veprime që mund të shkaktojnë pasoja serioze për jetën e tyre”, theksojnë nga Policia.

Në apel, Policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos familjeve me fëmijë, t’u kërkohet kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në natyrë dhe shmangia e çdo afrim me kafshët e egra.

Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, Policia premton ndërmarrjen e masave informuese dhe parandaluese për të ruajtur sigurinë në zonë.

Në fund, Policia i fton edhe mediat të ndihmojnë në shpërndarjen e këtij apeli, me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithëve./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Zjarret masive shkaktojnë ndërprerje të rrymës në Prizren – KOSTT ndërhyn me urdhër të Policisë

Me urdhër të Policisë së Kosovës, kompania KOSTT ka bërë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Nënstacionet Prizreni 1 dhe Prizreni 3, për...

Zjarri në Lubizhdë të Prizrenit: Tetë lopë ngordhin në një stallë

Vapa e madhe që ka mbretëruar këto ditë në Kosovë ka shkaktuar një seri zjarresh në disa zona të vendit, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit