Vdekja e 17 vjeçarit Geltijan Shala, anëtari i NISMA-s dorëhiqet nga Kuvendi i Prizrenit

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukri Quni, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ky veprim i tij vjen si akt moral, pas aksidentit tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku humbi jetën 17 vjeçari, Geltijan Shala, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Prizren, anëtari i NISMA-s, ishte prekur thellë nga ky rast.

Ai deklaroi se nuk mund të vazhdojë të mbajë pozitën e tij, duke theksuar se kishte kërkuar prej kohësh vendosjen e shenjave të trafikut në atë zonë, por institucionet kishin dështuar të veprojnë.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit”, tha ai./Klan Kosova/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit