11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Rriten shtesat për lehona

Qeveria në detyrë ka rritur shtesat për nënat lehona.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se do ta miratojnë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro për gratë lehona të papunësuara, ndërkaq për ato të punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi, lehonat do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj.

“Do të dalim me lajme shumë të mira, sepse Qeveria e mirë del me lajme të mira. Po e nisim lajmin e mirë për nënat e reja. 70 mijë nënat e reja kanë përfituar nga shtesat. Sot do të miratojmë rritjen nga 170 euro në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje të dyfishtë. Lajmi tjetër i mirë është për nënat lehona të punësuara. Përveç 70 për qind të pagës që marrin nga punëdhënësi për shtatë muaj, për tre muajt e tjerë për lehonat e punuara, do të përfitojnë mbështetje edhe për tre muaj të tjerë 319.5 euro nga Qeveria”, tha Kurti.

Ai ka thënë se lajmi i tretë i mirë është për shërbyesit publikë. Sipas tij, pagat e shërbyesve këtë vit rriten dy herë nga 55 euro.

“Rritja e parë ka filluar së zbatuari nga janari rritja e dytë do të fillojë nga korriku. Kështu pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë për 110 euro më të larta sesa ishim në dhjetor 2024. Paga mesatare do të arrijë në 865 euro në muaj (për zyrtarët publikë)”, ka thënë ai. /EO

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit...

Lajmet e Fundit