Promovohet libri post-mortum i Metë Shatrit për historinë e arsimit në Prizren

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të njohur Metë Shatri, është përuruar libri post-mortum i tij me titull “Arsimi fillor dhe i mesëm në komunën e Prizrenit 1945–1999, me theks të veçantë në vitet 1990–1999”.

Ngjarja u mbajt të shtunën në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke mbledhur familjarë, kolegë, studiues dhe dashamirë të arsimit.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/watch/?v=1746425489334258

Redaktori i librit, Skender Susuri, theksoi rëndësinë dokumentare të kësaj vepre, duke shtuar se një pjesë e madhe e të dhënave që përmban publikohen për herë të parë.

“Ky libër është dëshmi e një pune të gjatë kërkimore dhe ruan kujtesën institucionale të arsimit në Prizren gjatë dekadave më të rëndësishme të historisë sonë”, u shpreh Susuri.

Recensenti i librit, prof. dr. Fadil Kryeziu, tha se vepra e Metë Shatrit është më shumë sesa një përmbledhje historike; ajo është trashëgimi që do të mbijetojë për brezat që vijnë.

“Puna e profesorit Shatri është kontribut i jashtëzakonshëm për historiografinë arsimore. Ajo bën që historiku i arsimit në Prizren të mbijetojë për shekuj”, tha Kryeziu.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe prof. Hasan Hoti, mik dhe koleg i autorit, i cili foli për jetën dhe kontributin shumëvjeçar të Metë Shatrit në fushën e arsimit dhe shërbimit publik.

Libri përfaqëson një vepër me vlerë të veçantë historike dhe edukative, duke dokumentuar zhvillimin e arsimit fillor dhe të mesëm në komunën e Prizrenit përmes të dhënave arkivore, përjetimeve personale dhe analizave të periudhës më sfiduese të viteve ’90 në Kosovë.

Metë Shatri, ish-zyrtar i Drejtorisë së Arsimit në Prizren dhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërroi jetë më 14 qershor 2024. Ai do të kujtohet si një figurë e përkushtuar ndaj arsimit, me integritet të lartë profesional dhe njerëzor, dhe si një zë i rëndësishëm në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe qytetare./TV Prizreni/

Marketing

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit