Prizreni blindon mbrojtjen: Argjend Qela rinovon kontratën

Klubi futbollistik Prizreni ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin shtatlartë dhe të pathyeshëm, Argjend Qela.

Klubi e cilëson këtë lëvizje si vazhdimësi të një bashkëpunimi të suksesshëm, duke theksuar rolin e rëndësishëm që lojtari ka pasur në prapavijë, por edhe në fazën sulmuese.

“Jemi krenarë të njoftojmë se Argjend Qela ka rinovuar kontratën me FC Prizrenin”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.”Një lojtar që nuk njeh kompromis në duele, lider i heshtur në fushë dhe shpesh vendimtar edhe në zonën kundërshtare – Argjendi ka ditur të shënojë gola që i kanë dhënë ekipit fitore të mëdha”.

Rinovimi i Qelës, sipas klubit, është dëshmi e besimit në cilësinë e futbollistëve që kanë dhënë gjithçka për fanellën verdhezi dhe pjesë e vazhdimësisë së projektit të klubit.

“Argjend Qela mbetet pjesë e familjes. Vazhdojmë së bashku drejt majave!”, përfundon njoftimi i FC Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lajmet e Fundit