-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Nxënësit nga Novobërda vizitojnë asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren

Nxënësit e SHFMU “Asdreni” nga Komuna e Novobërdës kanë marrë pjesë në vizitën me karakter edukativ të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe në asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren.

Vizita, sipas njoftimit nga EC Ma Ndryshe, është organizuar me qëllim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të brezave të rinj për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

“Nxënësit nga Novobërda gjatë vizitës kanë pasur mundësinë që të shohin nga afër monumente dhe artefakte të vlefshme historike, të ruajtura për të treguar historinë dhe identitetin kulturor të Prizrenit. Kësisoj ata kanë dëgjuar histori dhe rrëfime për Urën e Gurit, Hamamin e Gazi Mehmed Pashës, sikurse edhe për Rrapin në Marash të Prizrenit. Njëherësh kanë vizituar edhe Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit. Prezantimet janë përqendruar në rëndësinë e këtyre vendeve historike, duke ndihmuar nxënësit të kuptojnë më mirë dhe të vlerësojnë trashëgiminë kulturore”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Marketing

Vizita e nxënësve është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni” që zbatohet nga EC Ma Ndryshe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

 

Më Shumë

LDK-ja në Prizren ka marrë 6,224 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 6,224 vota, që përbëjnë 8,73% të votave në  Prizren, sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit