Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të martën në mëngjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që, pas shqiptimit të tiketës (gjobës) të trafikut, kishte kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 

Marketing

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit