18.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Prizreni dhe Drini i Bardhë mes klubeve të promovuara – priten nga kreu i FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, priti sot përfaqësuesit e klubeve që siguruan ngjitjen në ligat më të larta për edicionin 2024/25, në një takim të veçantë mirëseardhjeje dhe bashkëpunimi.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

Në mesin e klubeve të promovuara ishin edhe dy ekipe nga Prizreni: FC Prizreni, që do të garojë në Ligën e Parë, dhe KF Drini i Bardhë, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Dytë. Presidenti Ademi i përgëzoi për suksesin dhe i uroi mirëseardhje në rangjet më të larta të futbollit kosovar, raporton PrizrenPress.

Gjithashtu, mirëseardhje në Superligën e Kosovës u uroi edhe FC Prishtina e Re dhe FC Drenica, që u ngjitën nga Liga e Parë. Ndërsa përveç FC Prizrenit, pjesë e re e Ligës së Parë do të jetë edhe KF Tefik Çanga. Nga Liga e Tretë në të Dytën, përveç Drinit të Bardhë, u promovua edhe FC Top Football. Në futbollin e femrave, përfaqësuesit e KFV Prishtina dhe KFF Feronikeli, tashmë pjesë e Superligës së vajzave, morën urimet nga Presidenti Ademi.

“Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi të arriturat e deritanishme dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të grupmoshave dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme të garave. Presidenti Ademi ritheksoi përkushtimin e FFK-së për të qenë gjithmonë pranë klubeve dhe për t’i mbështetur ato në rrugën drejt profesionalizmit dhe suksesit sportiv”, thuhet në njoftimin e federatës./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

Deputetët e betuar do të mblidhen sot në tentimin e 34-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.   Procesi ka ngelur tek zgjedhja e kryetarit dhe...

Mungojnë kopjet e “Rilindjes” nga vitet 1950–1960 Biblioteka Kombëtare kërkon ndihmën e qytetarëve

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK) ka bërë thirrje publike për ndihmë, pasi në fondet e saj mungojnë kopjet e gazetës “Rilindja” për...

Lajmet e Fundit