18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Në Prizren arrestohet një person për tregti të ndaluar me produkte duhani

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas një hetimi, kanë arritur të sigurojnë prova se ekziston dyshimi i bazuar se një i dyshuar, në lokalin e tij (kioskë) dhe në depo në Prizren, posedon dhe shet cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa tiketa (banderola) të RKS-së.

“Sot, më 20.06.2025 me fillim në ora 08:35, ka filluar implementimi i Planit Operativ ‘Luftimi i ekonomisë jo formale’, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK – Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton PrizrenPress.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 318 pako (6,365 copë) cigare pa banderola dhe me banderola të Serbisë, 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola, 19 aparate për cigare elektronike pa banderola, 4,550 gr. shije për shisha, pa banderola, 80 copë me mbishkrimin “snus” pa banderola dhe 3,000 copë filtra cigaresh, pa banderola.

“Dëshmitë e lartshënuara janë sekuestruar nga njësia e Doganës. Me aktvendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e paraburgimit (48 orë), për të dyshuarin E.T., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Më Shumë

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit