-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

U përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren

Sot u përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren, një investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe kushteve të të nxënit për nxënësit e kësaj shkolle.

KLIKO LINKUNhttps://www.facebook.com/watch?v=1359295528468376

Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj, në fjalën e saj falënderoi përzemërsisht KFOR-in turk për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky donacion është një shembull i qartë i ndikimit pozitiv që mund të ketë bashkëpunimi ndërinstitucional në zhvillimin e arsimit.

“Të investosh në arsim, do të thotë të investosh në të ardhmen”, tha ajo.

Kabineti është i pajisur me mjete bashkëkohore për eksperimente dhe demonstrime shkencore, duke ofruar mundësi më të mira për mësim të gjallë dhe praktik, si dhe për nxitjen e mendimit kritik dhe kërshërisë tek nxënësit.

KFOR-i turk, i angazhuar prej vitesh në projekte në komunitetin lokal, përmes këtij donacioni dëshmon edhe njëherë përkushtimin e tij për të mbështetur arsimin dhe të rinjtë në Kosovë.

Ky përurim përbën një hap përpara në drejtim të modernizimit të procesit mësimor dhe krijimit të një ambienti më të favorshëm për zhvillimin intelektual të brezave të rinj./PP/

Marketing

Më Shumë

PDK-ja në Prizren mori 15,546 vota

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë 15,546 vota, që përbëjnë...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit