22 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën e Prizrenit dhe zonat përreth.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Fadil Berisha, ka bërë të ditur se kompania është duke vepruar në disa drejtime njëkohësisht, për të garantuar një furnizim më të qëndrueshëm dhe të besueshëm me ujë për qytetarët.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Të gjitha stacionet e pompimit janë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet tona teknike. Po ashtu, kemi intensifikuar punën në evidentimin dhe riparimin e defekteve që paraqiten në rrjetin ekzistues të ujësjellësit”, tha  Berisha.

Ai tha se një ndër sfidat kryesore me të cilat po përballet kompania është prania e lidhjeve ilegale në rrjet, të cilat jo vetëm që janë të paligjshme, por edhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në destabilizimin e furnizimit me ujë.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

“Në territorin e komunës së Prizrenit janë duke u zhvilluar aksione të vazhdueshme për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale. Këto ndërhyrje të paligjshme po e rëndojnë sistemin dhe po ndikojnë negativisht në shpërndarjen e ujit tek konsumatorët e rregullt”.

Përveç intervenimeve në terren, kryeshefi Berisha iu drejtua edhe qytetarëve me një thirrje për vetëdijësim dhe përgjegjësi gjatë përdorimit të ujit, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur kërkesat janë më të larta.

“Uji është një burim i kufizuar dhe duhet përdorur me kujdes. I ftoj të gjithë konsumatorët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos abuzojnë me resurset ekzistuese”.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Berisha theksoi se kompania është duke realizuar një sërë investimesh kapitale që synojnë modernizimin e infrastrukturës së rrjetit dhe zvogëlimin e humbjeve teknike.

“Kemi nisur me projekte që do të ndikojnë në përmirësimin afatgjatë të sistemit të furnizimit me ujë. Qëllimi ynë është të rrisim efikasitetin dhe të ofrojmë shërbime më cilësore për qytetarët tanë”./TV Prizreni/

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren: Aktakuzë ndaj një personi, kontrabandonte migrantë në Kosovë me veturën e marrë me qira

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., i cili ngarkohet për kontrabandim me migrantë. Në njoftimin...

Nesër nis Diafest 2025 – festë treditore për nder të mërgatës në Suharekë

Nesër, më 31 korrik, në Sheshin e Qytetit në Suharekë nis festivali “Diafest 2025”, një ngjarje treditore që organizohet për nder të mërgimtarëve, nën...

Lajmet e Fundit