Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë në skenë.
Themeluesi i bendit prizrenas, njëri nga kitaristët më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Menan Kiseri, mblodhi sonte në Prishtinë artistë të shumtë, fytyra të njohura të artit, televizionit e sferave të tjera, për t’u ngjitur edhe njëherë në skenë, duke risjellur hitet e këtij formacioni muzikor.
Me këtë rast, Kiseri po e promovon edhe albumin e tij të ri “Antologji”.
Nuk mund të mungonte assesi perla e tyre “Flej Zana”, sikurse edhe hitet tjera, si: “Shoku im”, pastaj “Bëhu Engjëll”, “Ngjyra portokalle” e shumë e shumë të tjera që entuziasmuan të pranishmit dhe i kthyen në kohë kur këto këngë pushtonin radiot e televizionin e Prishtinës.
Kiseri, i cili e ngriti rokun shqiptar edhe në Evropë, duke mbajtur koncerte në shumë shtete të ndryshme, në një prononcim për Klankosova.tv, theksoi se pavarësisht sa e vështirë është sot që kjo muzikë të mbahet gjallë dhe në nivelin e duhur, ai nuk u ndal në asnjë moment.
“Jo vetëm me këngët e albumet e mija, por edhe duke punuar me talentët e rinj, sikurse me festivalet e koncertet që unë organizoj, vazhdoj të jap kontributin tim që muzika rock të jetojë gjatë”, u shpreh ai.
Menkis i takon periudhës kur roku ishte kryefjala e të rinjve kosovarë, bashkë edhe me Gjurmët, Seleksioni 039, MAK etj.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren