Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit, përveç zgjedhjeve për Kuvend, mund të votojnë edhe në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, nëse aplikojnë dhe regjistrohen suksesshëm për votim jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka theksuar për RTKlive se për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ-ja ka caktuar afatin 38 ditësh, i cili do të fillojë më 23 korrik dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Sipas tij, aplikimi për regjistrim do të mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Elezi ka theksuar se çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual.
Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale, votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme specifikon se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.
Gjithashtu, Elezi ka bërë të ditur se në këto zgjedhje, KQZ-ja do të sigurohet që shtetasve të Kosovës që regjistrohen suksesshëm për të votuar nga jashtë Kosovës në votimin me postë, t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotime.
“Këtë kosto do ta mbulojë KQZ. Kjo masë, konsiderojmë se do të ndikojë në integritetin e këtij procesi. Ndërkaq, votuesi do të duhet që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë”, ka thënë ai për RTKlive.
Sipas Elezit, periudha e votimit jashtë Kosovës do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrinë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit.
Sipas vendimit të KQZ-së, votimi përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 11 tetor 2025.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren