5.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

MAShTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë: Arritshmëria e përgjithshme 48.8%

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, i cili është mbajtur më 27 qershor 2025 në të gjitha shkollat e vendit.

“Pas gjenerimit të të dhënave, MAShTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa Arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8”, thuhet në njoftimin e MAShTI-të, raporton PrizrenPress.

Sipas këtyre të dhënave, më së miri janë vlerësuar njohuritë në Histori (61.1%) dhe Gjuhë shqipe (59.8%), ndërsa rezultatet më të ulëta janë shënuar në Kimi (37.4%) dhe Matematikë (38.9%).

MAShTI gjithashtu ka njoftuar se është përcaktuar afati i ankesave, i cili do të jetë i hapur për tri ditë, nga data 8 deri më 10 korrik.

“MAShTI gjithashtu ju njofton se afati i ankesave është tri dritë, nga data 8 deri më 10 korrik”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Drita shkëlqen në finale, fiton Kupën në Prizren

Drita ka triumfuar sonte në finalen e Kupës së Ligës së Parë, e zhvilluar në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Ekipi gjilanas, i drejtuar...

Prizreni pjesë e punëtorisë rajonale për ndërmarrësinë e grave në Ohër

Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave...

Derbi në Prizren

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit