10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Dragashi, bashkëfinancues i edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Dragashit do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren, një ngjarje akademike që synon të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin kulturor dhe fuqizimin e të rinjve përmes arsimit cilësor.

Në takimin e zhvilluar për këtë qëllim, morën pjesë rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, koordinatori i edicionit të 4-të të Shkollës Verore, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, si dhe kryetarja e Asamblesë Komunale, Arjeta Qafleshi-Skeraj.

Sipas njoftimit të universitetit, pjesëmarrësit diskutuan për rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe për përfitimet që sjell për komunitetin lokal, në veçanti për të rinjtë dhe studentët që do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ligjëratat, punëtoritë dhe aktivitetet kulturore që do të zhvillohen në kuadër të shkollës verore.

Kryetari Xheladini dhe kryetarja e Asamblesë Komunale Qafleshi-Skeraj shprehën përkushtimin e institucioneve komunale për të mbështetur iniciativa të tilla që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor dhe kulturor të komunës.

Shkolla Verore Ndërkombëtare pritet të mbahet gjatë muajve të verës dhe të mbledhë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zbulohet mosha e viktimave që humben jetën nga zjarri në një banesë në Malishevë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë...

Top basketbollistët e Superligës, Hellems kryeson listën e shënuesve

Pas përfundimit të 28 xhirove të sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, janë publikuar statistikat e lojtarëve më të dalluar, të cilët kanë dominuar...

Lajmet e Fundit