Hira Haxhibeqiri, pianistja 11-vjeçare nga Prizreni, ngjitet në skenën ndërkombëtare në Romë

Pianistja e re nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, do të performojë në një nga skenat më prestigjioze të muzikës klasike në Itali. Më 1 gusht 2025, ajo do të ngjitet në skenën madhështore të Castello di Lunghezza në Romë, si pjesë e festivalit ndërkombëtar “I Concerti del Tempietto”, që organizohet nga Piano Balkan Academy “S. Thalberg”, raporton PrizrenPress.

Në prag të këtij suksesi të rëndësishëm, Hira u prit sot nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili e uroi për pjesëmarrjen dhe i shprehu mbështetje në rrugëtimin e saj artistik.

“I dëshiroj suksese Hirës dhe mbetemi të angazhuar në mbështetje të artistëve të rinj”, deklaroi Totaj me këtë rast, duke vlerësuar angazhimin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm në moshë të re.

Pjesëmarrja e Hirës në këtë festival përbën një arritje të madhe për të dhe një moment krenarie për qytetin e Prizrenit, që vazhdon të kultivojë dhe promovojë talente të reja në fushën e artit dhe muzikës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Lajmet e Fundit