25.9 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Bota e boksit përballet sot me një moment elektrizues: Parashikohet fituesi i mega-duelit, Usyk – Dubois

Përballja mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley, përpara mbi 90 mijë tifozëve.

Të dy boksierët kanë kryer tashmë peshimin zyrtar, duke konfirmuar gatishmërinë për sfidën e madhe që do të vendosë kampionin absolut të botës.

Në peshimin zyrtar, Daniel Dubois regjistroi 110.5 kg, ndërsa Usyk peshonte 103.1 kg.

 

A look back at the first fight. Will it be repeat or revenge this weekend?

Kjo diferencë prej mbi 7 kilogramësh tregon qartë strategjinë e Dubois për të përdorur fuqinë fizike dhe goditjet e rënda, ndërkohë që Usyk mbetet në parametrat e tij të zakonshëm, duke besuar te shpejtësia, teknika dhe rezistenca.

Në përballjen e parë mes tyre, zhvilluar në gusht të vitit 2023 në Wroclaw të Polonisë, Usyk fitoi me nokaut teknik në raundin e nëntë. Ajo ishte humbja e dytë në karrierë për Dubois, i cili aktualisht ka një bilanc prej 22 fitore dhe 2 humbje (21 fitore me nokaut).

Usyk mbetet i pamposhtur me 23 fitore në 23 ndeshje, duke përfshirë edhe suksesin e bujshëm ndaj Tyson Furyt.

Oleksandr Usyk and Daniel Dubois go head-to-head in the Uncensored studio

Edhe pse Dubois ka avantazh në peshë dhe gjatësi – është 196 cm i gjatë krahasuar me 191 cm të Usyk – ekspertët e shohin përsëri ukrainasin si favorit.

Të dy boksierët kanë të njëjtën shtrirje të krahëve (198 cm), por Usyk konsiderohet më i përgatitur teknikisht dhe më elastik në ring.

Sipas parashikimeve nga mediat britanike, Usyk ka shanse më të larta për fitore. Fitorja e tij vlerësohet me koeficient 1.33, ndërsa triumfi i Dubois kuotohet me 3.72.

Mundësia që Usyk ta fitojë duelin me nokaut, nokaut teknik ose diskualifikim është vlerësuar me 2.30, ndërsa për Dubois kjo shifër është 4.75.

Kjo përballje pritet të përcaktojë kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda, duke bashkuar të gjithë titujt kryesorë të boksit profesionist: WBA, WBC, WBO, IBF dhe The Ring Magazine.

Sfida konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë moderne të boksit, me Usyk që kërkon të vazhdojë dominimin dhe Dubois që shpreson ta befasojë botën me një rikthim të madh. /Telegrafi/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rahoveci përgatitet për Hardh Fest 2025, Komuna rrit mbështetjen për festivalin e vjeljes së rrushit

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen e edicionit të ardhshëm të Hardh Fest 2025, festa tradicionale e vjeljes së rrushit, që do...

Latifi: Shteti pa institucione funksionale, komunat pa adresë kujt t’i drejtohen

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vë në dukje pasojat konkrete në qeverisjen lokale për shkak të ngërçit politik në nivel qendror. Ai në...

Lajmet e Fundit