26.8 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Totaj: Nëse votimi do të ishte për Limajn, do ta diskutonim

Kryetari në detyrë i Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka komentuar zhvillimet aktuale politike dhe pozicionin e partisë së tij në lidhje me mundësinë e votimit të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit.

Mund të jetë një imazh i ?3 persona dhe ?teksti që thotë "?Travel TravelAgency Agency HalimajRelser Halimaj Reisen WRRINI Halimaj HallmajRelsen Reisen SETRA ? HalimajReisen Halimaj Reisen 04-3280 ?? 00. Çdo ditë udhëtime Vera 2025 Durrës Golem Biletakthyese Bileta kthyese 15€ Per person Shëngjin +383 44 304 318 Velipojë +383 49 304 318 +383 44 152 263?"??

“Për votim nëse do të ishte për Fatmir Limaj si kryeparlamentar, këtë do të duhej ta diskutonim. Këtë nuk mund t’ia themi as po, as jo. Mirëpo, sa i përket diskutimeve, kryesuesi i partisë sonë, Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka pasur minimumin e gatishmërisë për të kërkuar zgjedhje, sepse ne jemi PDK – kështu e kemi emrin dhe i përgjigjemi takimeve, por nuk ka pasur tentim”, deklaroi Totaj.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "? ELITE SERIES NEW MODEL BRUNGAIR Cm? 6m -20°C MODELII RI BRUNGAIR R32 A++ I WiFiA) DC INVERTER +20°C 12000 Tu 329€ ( +53°C 18000 649€ Btu 549€ 24000 779€ Btu 669€ = ?? DERI N? 12 ME 0% INTERES MONTIMI MONTIMIGRATIS GRATIS Montimi Gratis vlen për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI GARANG NI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"

Ai theksoi se PDK ka një strukturë të qartë dhe nuk funksionon mbi bazën e individëve të vetëm.

“PDK-ja e ka një kryetar, e ka një legjitimitet dhe e ka një kryesi. Mirëpo PDK-ja ka debat të brendshëm dhe është normale që secili, përmes forcës së vet, ka ndikim në vendimmarrje. Por nuk janë katër njerëz që vendosin, është një dhe është mirë që e kemi një. Ne nuk jemi si Vetëvendosje, që një njeri të jetë ‘supermen’ dhe t’i dijë të gjitha. Po bëhet sikur ai i di të gjitha”, përfundoi Totaj.

Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Zjarret masive shkaktojnë ndërprerje të rrymës në Prizren – KOSTT ndërhyn me urdhër të Policisë

Me urdhër të Policisë së Kosovës, kompania KOSTT ka bërë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Nënstacionet Prizreni 1 dhe Prizreni 3, për...

Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve

Pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik. Nga data 1 deri më 17 korrik...

Lajmet e Fundit