Yonis Farah i bashkohet mbrojtjes së Prizrenit

FC Prizreni ka njoftuar afrimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Yonis Farah. 25-vjeçari, i cili së fundmi ishte pjesë e KF Mitrovicës, ka spikatur me paraqitje të shkëlqyera në Ligën e Parë të Kosovës, duke u dalluar si një nga lojtarët më të qëndrueshëm në repartin defensiv, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, Farah ka eksperiencë të konsiderueshme në mbrojtje dhe është i njohur për disiplinën, forcën fizike dhe aftësinë për të lexuar lojën, elemente që pritet të forcojnë skuadrën e FC Prizrenit në sezonin e ardhshëm, Përveç karrierës së tij në nivel klubi, Yonis është edhe pjesë e rregullt e Kombëtares së Somalisë. Në dy grumbullimet e fundit, ai ka qenë titullar në formacionin startues, duke sjellë eksperiencë ndërkombëtare dhe qetësi në lojën defensivë.

Klubi shpreh besimin se përvoja e tij dhe përkushtimi në fushë do të jenë një aset i çmuar për FC Prizrenin dhe do të ndihmojnë skuadrën në arritjen e objektivave për këtë sezon.

“Jemi të bindur se Yonis do të sjellë forcë, disiplinë dhe profesionalizëm në skuadër dhe do të ndihmojë FC Prizrenin të arrijë sukseset e synuara”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit