LDK-ja në Rahovec premton mbështetje në bujqësi e zhvillim të agroturizmit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral në Rahovec, ku ka shpalosur programin e saj për zhvillimin e komunës. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, theksoi rëndësinë e mbështetjes për bujqësinë, agroturizmin dhe qeverisjen e përgjegjshme në Rahovec.

“Rahoveci nuk është vetëm një komunë, Rahoveci është zemra e bujqësisë së Kosovës. Ndërkaq, LDK do të sjellë mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin e agroturizmit në Rahovec”.

Kështu u tha gjatë tubimit elektoral ku Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosi programin e saj për Rahovecin.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se ka ardhur koha për qeverisjen e kësaj partie në Rahovec, me kandidatin e tyre për kryetar, Burim Krasniqi.

“Burim Krasniqi është kandidati ynë, kandidati i Lidhjes Demokratike. Ai është njeriu i punës, i ndershmërisë dhe i përkushtimit. Nuk është larg qytetarëve, por gjithmonë pranë tyre – në fshatra, në lagje, pranë fermerit, punëtorit dhe çdo familjeje. Burim përfaqëson gjeneratën e re të qeverisjes së përgjegjshme,” theksoi ai.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, shpalosi programin e tij për zhvillimin e komunës, duke filluar nga investimi i qendrës së vjetër të qytetit.

“E nisëm fushatën këtu, në qendër të qytetit, sepse vendimi im i parë do të jetë kthimi i qendrës së vjetër të Rahovecit. Dua një qytet dhe një komunë të zhvilluar. Të gjitha fshatrat do të lidhen me transport urban, ndërsa Rahoveci do të bëhet një qendër e mirëfilltë urbane. Do të kemi investime deri në 2 milionë euro në zhvillimin e agroturizmit dhe promovimin e tij. Po ashtu, mbi 2 milionë euro do të dedikohen për bujqësi dhe subvencione të drejta për çdo hektar të punuar – jo vetëm gjatë fushatës, por gjatë gjithë qeverisjes,” tha ai.

Përveç bujqësisë dhe agroturizmit, LDK premtoi edhe investime në infrastrukturë, arsim e shëndetësi.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit