13.1 C
Prizren
E martë, 30 Shtator, 2025

Universiteti i Prizrenit vlerësohet me Çertifikatën e Cilësisë për kontributin në arsimin e lartë dhe ndërkombëtarizim

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është nderuar me Çertifikatën e Cilësisë nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia Kosovare për Akreditim, si njohje për arritjet e tij të spikatura në përmbushjen e standardeve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Ky vlerësim iu dorëzua gjatë punimeve të Konferencës së 3-të të Sigurimit të Cilësisë, një ngjarje madhore për arsimin e lartë në Kosovë, e cila mblodhi udhëheqës institucionesh, përfaqësues të universiteteve vendore e ndërkombëtare, si dhe një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish të ambasadave dhe misioneve diplomatike në vend.

Sipas njoftimit të UPZ-së, Çertifikata thekson në veçanti rezultatet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në fushën e ndërkombëtarizimit, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përfshirjen në projekte ndërkombëtare, rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit, si dhe avancimin e standardeve akademike në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe globale.

Prania e përfaqësuesve diplomatikë në këtë ngjarje nënvizoi rëndësinë që komuniteti ndërkombëtar i kushton proceseve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, si dhe vlerësimin e rolit të institucioneve të Kosovës në ndërtimin e një hapësire akademike të hapur, të besueshme dhe konkurruese.

“Ky sukses e fuqizon më tej pozitën e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren si një institucion i besueshëm akademik, i cili vazhdon të dëshmojë seriozitet, përkushtim dhe vizion të qartë për ngritjen e cilësisë dhe ofrimin e mundësive të reja për studentët dhe komunitetin akademik”, thuhet në njoftim.

Universiteti shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në këtë rrugëtim zhvillimi dhe përsosmërisë, duke e bërë këtë arritje të mundur./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, iu gjet drogë

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi marihuanë, 395 euro të gatshme, grinder, telefon dhe veturë.   Sipas Policisë, rasti...

Policia e Trafikut në Prizren mban ligjërata për sigurinë rrugore në shkolla fillore

Policia e Trafikut në Prizren, në kuadër të Planit Operativ “Road Pool – Ditët e Sigurisë 2025” dhe P.O “Siguria në Shkolla”, ka nisur...

Lajmet e Fundit