8.6 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Arrestohet Bardhi Avdaj, dyshohet se sulmoi fizikisht kryeinfermierin e QMF-së në Prizren

Policia ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë Bardhi Avdaj, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryeinfermierin Dardan Berisha në hapësirat e Qendrës së  Mjekësisë Familjare në Prizren.

Sipas Policisë, incidenti më 2 tetor, rreth orës 08:05, në rrugën “Ismet Jashari”, pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me punën.

Gjatë përplasjes, është raportuar se janë shkaktuar edhe dëmtime materiale në zyrë.

“Pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me punën, një person i dyshuar ka sulmuar një qytetar dhe ka shkaktuar dëmtime materiale në zyrë. Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar. Me urdhër tëProkurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar për hetim të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë për “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkohë, Avdaj edhe kur ishte asamblist i PDK në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ishte përfshirë në një incident, ku e kishte gjuajtur me shishe një asamblist tjetër. Një ditë më vonë pati kërkuar falje./BetimipërDrejtësi

 

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

 

Më Shumë

Festë në Rahovec, fitojnë ‘Vreshtarët’

Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:77 (24:19, 17:30, 24:10, 20:18), në javën e shtatë të...

Nëntori dhe Shtetformimi Shqiptar: Nga Simboli në Identitet

Autor: Mr.Sc Shaban Osmanollaj Ese kulturore, historiko–juridike Kjo ese trajton rolin e muajit Nëntor në formësimin kulturor, historik-juridik dhe identitet të shqiptarëve. Ne aspektin profesional si...

Lajmet e Fundit