9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Ndërprerje e energjisë sot në Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Prizrenit, për shkak të punimeve që po realizohen në kuadër të projekteve investive në rrjetin elektrik.

Sipas njoftimit të KEDS-it, nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërpritet dalja 10[kV] Dobrusht–Gorozhup (kodi: 30035008) në dy periudha kohore – nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe nga ora 15:30 deri në 16:00.

Fshatrat që do të preken nga ndërprerja janë: Gorozhubi, Mile, Plane dhe një pjesë e Zhurit.
Ndërprerja, sipas KEDS-it, bëhet për krijimin e kushteve të punës pa tension dhe manipulimin me ndarës TM.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe, nga e njëjta dalje, pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 16:00, do të mbetet edhe NS 10/0.4[kV] Planeja II (kodi: 30035008010), që furnizon me rrymë vendbanimin Plane.

Këto punime zhvillohen si pjesë e projekteve investive të KEDS-it, të cilat përfshijnë ndërrimin e transformatorit, ndarësve dhe ormanit të TU-së në Planeja.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Lajmet e Fundit