4.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për aksidentin në Rahovec ku vdiq një motoçiklist

Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj të pandehurit A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ku për pasojë vdiq një motoçiklist.

Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur më 2 nëntor, derisa i dyshuari ishte me veturë dhe godet motoçikletën e për pasojë drejtuesi i motoçikletës ndërron jetë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Express Kredi nga BiCredit

“Sipas kërkesës, “më datë 02.11.2025, rreth orës 20:25 min, në Rahovec, nga pakujdesia vë në rrezik jetën e njerëzve në atë mënyrë që, duke drejtuar automjetin e tij të markës “VW Golf”, dhe duke mos i kushtuar kujdes të duhur rrugës dhe duke mos iu përshtatur lëvizjes dhe rrethanave të rrugës, në mënyrë të pasigurt bën kthim majtas duke mos respektuar përparësinë e kalimit të motoçikletës, e cila ka qenë duke lëvizur në përball kalim, ku me pjesën e parë të motoçikletës përplaset në automjetin e markës “Golf”, në krahun e djathtë, ku pas përplasjes drejtuesi i motoçikletës bie në asfalt, ku si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i veturës si dhe drejtuesi i motoçikletës kërkojnë ndihmë mjekësore në QKF – Rahovec, e më pas drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, por i njëjti ka qenë pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Me këto veprime, i pandehuri A.D., dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” që rezulton me vdekje, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake Mizahir Shabani, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke u fshehur apo shmangur organeve të ndjekjes dhe duke ndikuar në dëshmitarë”, njofton Gjykata.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 2 nëntor 2025 dhe do të zgjasë deri më 1 dhjetor 2025. /BetimipërDrejtës

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Lajmet e Fundit