7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Totaj kërkon edhe një mandat: Qeverisja lokale në Prizren ka performancë të lartë

Kandidati dhe kryetari aktual i Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet pse ai dhe ekipi i tij meritojnë një mandat të tjetër në balotazhin e 9 nëntorit.

Në Debat Plus, Totaj ka theksuar se qeverisja e tij lokale ka shënuar një performancë jashtëzakonisht të mirë gjatë katër viteve të fundit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BCredit BICred?t SHPEJT, MIRE, DHE LIRE MERR KREDI BIZNESI INVESTO NE RRITJEN E BIZNESIT T?ND, NE E FINANCOJME. WWW.BICREDIT-KS.COM"

“Mendoj që është e rëndësishëm të theksohet që qeverisja lokale në Prizren e ka pas një performancë jashtëzakonisht të mirë në katër vitet e fundit. Dhe kjo performancë shumë e mirë është vlerësuar nga agjensione të jashtme. Jemi komuna më transparente për vitin 2024. E kemi fituar grantin performancës në vlerë prej 2 milionë 50 mijë eurove. Kurse granti i performancës fitohet, kur komuna ka performancë të mirë dhe i plotëson kriteret. Pastaj shpenzimin e buxhetit e kemi pas në nivel të lartë, 96 për qind. Nga MAPL-ja jemi vlerësuar si komuna e katër më e mira, kemi qenë në vendin 21 në vitin 2021. Kemi një ngrite nga 50 poena në 81.5 poena. Kjo ka ardhur si një rezultat i një performancë të mirë. Realizmi i projekteve shumë serioze”, ka thënë Totaj.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "? ABIPLATINUM ABI RES ESIDENCE DENG ABI PLATINUM MES RITMIT të qytetit, një hapësirë që flet me qetësi. STORE ORE ? STORE 10 +38349456999 49 456 999 +383 www.abiplatinum.com"

 

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Lajmet e Fundit