Disa zona të Prizrenit mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjetin ujësjellës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e saj janë në terren për të sanuar dy defekte të paraqitura në rrjetin e furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit të kompanisë, defektet janë evidentuar në magjistralen Prizren–Vlashnje, në afërsi të rrethit të autostradës, si dhe në Pouskë, në gypin transportues nga burimi i Cvilenit, që furnizon me ujë lagjen e Tususit, përcjell Telegrafi.

Nga kompania është bërë e ditur se punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe po bëhen përpjekje që sanimi të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundshme.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kryerjes së këtyre punimeve, duke theksuar se furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të sanimeve.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit