9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Kryeprokurorët e Prizrenit dhe Gjakovës zhvillojnë takim të përbashkët me ekspertët e Britanisë së Madhe

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, kanë zhvilluar sot një takim pune të përbashkët me dy ish-Kryeprokurorët e Mbretërisë së Bashkuar, z.Nick Hawkins dhe z.Douglas Mackay, të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal “Integriteti Gjyqësor”, të mbështetur nga Qeveria Britanike dhe i zbatuar nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS), në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e kapaciteteve institucionale.

Express Kredi nga BiCredit

Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe diskutimi i politikës së re të sigurimit të cilësisë së punës me lëndë, e cila synon rritjen e profesionalizmit, efikasitetit dhe përgjegjësisë institucionale, bazuar në standardet etike dhe operacionale të përcaktuara në Kodin e Etikës dhe rregulloret e Prokurorisë së Shtetit.

 

Ekspertët britanikë ofruan komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me standardizimin e procedurave të brendshme, vlerësimin e rrezikut institucional dhe përmirësimin e transparencës, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të praktikave vendore me standardet bashkëkohore evropiane.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të standardeve të cilësisë në të gjitha veprimtaritë e prokurorisë, forcimi i integritetit profesional dhe kulturës së përgjegjësisë, rritja e transparencës dhe komunikimit me palët relevante, standardizimi i procedurave të brendshme dhe ngritja e cilësisë së punë në Institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe theksuan se angazhimi i ekspertëve britanikë përfaqëson një mbështetje të rëndësishme në procesin e modernizimit dhe reformimit të sistemit prokurorial.

Prokuroritë Themelore në Prizren dhe Gjakovë mbeten të përkushtuara në zbatimin e plotë të politikave të avancuara të sigurimit të cilësisë dhe në vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Më Shumë

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit