0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Si do të funksionalizohet Gjykata themelore në Mitrovicën veriore?

Mitrovice-VeriuMe 12 shkurt, Thaçi dhe Daçiq, takohen në Bruksel me praninë edhe të shefes së diplomacisë eropiane, Ashton. Pala serbe kërkon gjykata njëetnike. Prishtina refuzon, duke kërkuar sistem unik kosovar të drejtësisë.

Përfaqësues të delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, thonë se Prishtina zyrtare vazhdon të mbajë qëndrimin se gjyqësori në Kosovë duhet të jetë unik. Në këtë mënyrë qeveria e Kosovës hedhë poshtë çdo mundësi që Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës të ketë status të veçantë. Qeveria e Beogradit e përfshirë në bisedimet me Kosovën, kërkon që gjykata themelore në veri të Mitrovicës të jetë e karakterit njëtnik, ku do të përfshinte vetëm komunat më shumicë serbe në veri të Kosovës. Më datën 12 shkurt, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen sërish në Bruksel për të diskutuar këtë çështje. Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Qollaku, i cili do të jetë pjesë e këtij takimi, i tha DW-së, se “ideja e gjykatave të karakterit njëetnik në Kosovë nuk mund të realizohet kurrë”.

Pala serbe kërkon gjykatë njëentike në veri

”Pala serbe insiston që të ketë gjykata të karakterit njëetnik. Kjo është e papranueshme për një shoqëri për një shtet që është i bazuar në karakterin multietnik. Një tendencë e tillë besoj që nuk është e pranueshme vetëm nga pala jonë sepse bie ndesh me sistemin kushtetues dhe ligjor, por është e papranueshme edhe për vlerat evropiane të cilat i promovojmë edhe ne edhe Serbia, kështu që si e tillë ideja e gjykatave të karakterit njëetnik nuk mund të realizohet asnjëherë”, thotë Bekim Qollaku.

Në Kosovë mund të ketë vetëm një sistem unik të drejtësisë

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, thuhet se Kosova është shtet multietnik dhe duhet të ketë një sistem unik të drejtësisë. Për një sistem unik të drejtësisë flitet edhe në marrëveshjen e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Mbi këtë bazë Bekim Qollaku, thotë se sisteme paralele të drejtësisë nuk do të ketë. ”Sistemi paralel i gjyqësisë në veri është i papranueshëm, i pazbatueshëm dhe i pa parealizueshëm dhe është në kundërshtim me marrëveshjen e 19 prillit. Serbia e di shumë mirë që edhe në fushën e drejtësisë duhet ta zbatojë marrëveshjen e 19 prillit e cila parashikon shpërbërjen e strukturave ekzistuese të drejtësisë që financohen nga Serbia dhe integrimin e tyre në sistemin unik gjyqësorë të Republikës së Kosovës”, thotë Bekim Qollaku. Ai thotë se çdo zvarritje e mëtutjeshme është e pakuptimtë.

Qeveria e Kosovës beson se në takimin e 12 shkurtit, pala serbe do të jetë racionale dhe do të pranojë modalitetet dhe të mundësojë fillimin e zbatimit edhe të pikës që ka të bëjë me drejtësinë.

Gjykata njëetnike nuk përkon me parimin e së drejtës

Edhe njohësit e sistemit të drejtësisë, thonë se ata nuk njohin ndonjë rast në vendet evropiane që ka gjykata të karakterit njëetnik, apo që mund të përfshijë nën juridiksionin e saj një entitet. Betim Musliu, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së, se gjykata njëentike nuk përkon me parimet e së drejtës. ”Asesi ndarja e sistemit të drejtësisë në baza etnike nuk duhet të lejohet dhe kjo tendencë është e papranueshme dhe nuk përkon me parimet e së drejtës. Mund të them se insistimi i Serbisë për krijimin e një gjykate në veri të Mitrovicës jep sinjal të qartë edhe një herë se ky vend nuk është ndarë nga e kaluara e saj, ku synon të ndërtojnë organe të drejtësisë të ndara në baza etnike dhe jo tribunale që veprojnë mbi parimin e paanshmërisë dhe pavarësisë në gjykimin e rasteve”, thotë Betim Musliu.

Ai thotë se “Bashkimi Evropian, nuk do duhej ta konsideronte Serbinë një palë mjaftë kompentente për të dhënë sygjerime rreth sistemit të drejtësisë, pasi që ky vend nuk njihet si shembull i mirë për ndërtim të organeve dhe ndarje të drejtësisë”. “Bashkimi Evropian nuk duhet të përkrah agjenda të tilla në emër të mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të minoriteteve. Një sistem i tillë i drejtësisë nuk paraqet asesi ndonjë avancim por vetëm ndarje në baza etnike, që nuk përkon me parimet e së drejtës”, thotë Betim Musliu, hulumtues i lartë në Institutin Kosovar të Drejtësisë.

Në Kosovë tash për tash gjykatat funksionojnë nën një sistem unik, me shtrirje të ndryshme gjeografike, siç është rajoni i Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit. Në këtë linjë thonë njohësit e sistemit juridik duhet funksionalizuar edhe gjykata themelore në Mitrovicës ku do të përfshinte edhe komunat jugore të Mitrovicës dhe jo vetëm ato veriore.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit mban takim pune me prokurorë, gjyqtarë, policë dhe avokatë

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë...

2400 pako ushqimore dhe higjienike ndihmë për familjet në nevojë në Prizren

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka realizuar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Ky...

Lajmet e Fundit