Edhe në Kosovë, kjo ditë kremtohet me meshë solemne dhe tubime familjare, ku besimtarët shkëmbyejnë urime për paqe, mirësi dhe harmoni.

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, u mbajt mesha qendrore e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë fjalës së tij, Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi dhe falënderimi ndaj Zotit, duke u ndalur veçanërisht te nevoja për paqe, drejtësi dhe bashkim mes njerëzve.

Ai ngriti shqetësimin për gjendjen globale, duke theksuar se bota po përballet me kriza të thella morale, luftëra, padrejtësi dhe varfëri, të cilat po dëmtojnë rëndë shpresën e brezave të rinj.

Në mesazhin e tij, Dodë Gjergji bëri thirrje edhe për përgjegjësi qytetare dhe politike në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe përshpejtim të procesit të integrimit evropian, pa humbur vlerat themelore të shoqërisë.

Ai u shpreh se secili qytetar mban përgjegjësi për realitetin shoqëror dhe ftoi të gjithë që të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë, më të bashkuar dhe më paqësore.

“Po jua përcjell këtë porosi për një festë kaq madhështore, e ndiej të nevojshme t’ju ftoj që, në zgjedhjet e pas Krishtlindjes, të jemi të përgjegjshëm për të marrë vendimin sipas ndërgjegjes dhe për të restauruar gjendjen në vitin që po e lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar. Pasi kështu do të kontribuojmë të gjithë që vendi ynë të ketë një stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe ta ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, theksoi ai.

Në Ditën e Krishtlindjes, të enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë.

Krishtlindja, si festa më e madhe e krishterimit, festohet çdo vit në natën ndërmjet 24 dhe 25 dhjetorit, duke sjellë mesazhin e shpresës dhe besimit për një të ardhme më të mirë./RTKlive/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren