9.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e kësaj komune, duke shprehur shqetësimin e thellë për pasojat që kjo situatë po shkakton tek qytetarët dhe bizneset lokale.

Kastrati ka deklaruar se këto ndërprerje janë veçanërisht problematike në këtë periudhë, për shkak të temperaturave të ulëta, pragut të festave të fundvitit dhe prezencës së mërgatës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ai ka theksuar se mungesa e energjisë elektrike po cenon jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin normal të shkollave, qendrave shëndetësore dhe shërbimeve komunale, si dhe po shkakton dëme ekonomike për bizneset.

I pari i Malishevës, i ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Kosovës, që ta trajtojë me prioritet situatën energjetike në këtë komunë dhe të ndërmarrë masa konkrete për sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Po ashtu, ai ka kërkuar nga KEDS dhe KESCO që të japin sqarime të qarta lidhur me arsyet e ndërprerjeve dhe të ndërmarrin intervenime urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë elektrike në Komunën e Malishevës.

Express Kredi nga BiCredit

Në reagimin e tij, Kastrati ka theksuar se qytetarët e Malishevës meritojnë trajtim të barabartë me qytetarët e komunave të tjera të vendit, duke nënvizuar se furnizimi me energji elektrike është shërbim bazik dhe e drejtë themelore që duhet të garantohet pa përjashtime.

Ai ka shtuar se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të kërkojë zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjata për këtë problem.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit