4.3 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

KQZ-ja ka bërë me dije se grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka vlerësuar se me përfundimin e numërimit të këtyre votave, përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse, me 51.11 për qind të votave, apo gjithsej 486,994 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 22 ulëse, duke marrë 20.19 për qind të votave, apo 192,407 vota.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 15 ulëse, me 13.23 për qind të votave, përkatësisht 126,102 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 ulëse, me 5.50 për qind të votave, apo 52,370 vota.

Lista Serbe (Srpska Lista) ka siguruar ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria prezanton Muhamed Useinin

Liria e Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin me përvojë, Muhamed Useini, i cili i bashkohet klubit pas angazhimit të fundit te Llapi. Useini ka një...

Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet deri në 1 orë e gjysmë për dalje nga Kosova

Me përfundimin e festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë nisur sërish rrugën drejt mërgimit.   Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare...

Lajmet e Fundit