Thaçi e Daçiq prapë takohen nesër në Bruksel

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselNjë raund tjetër bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të zhvillohet nesër, bën të ditur agjencia e lajmeve e Serbisë, Beta. Duke u thirrur në burime nga Brukseli, kjo agjenci pohon se të dy kryeministrat, Hashim Thaçi i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, si zakonisht do të takohen në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton

Tema të dialogut të ri, gjithnjë sipas Beta-s, do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së pjesës veriore të Mitrovicës.

Ky raund bisedimesh do të mbahet paraditën e së mërkurës, por mund të vazhdojë edhe në orët e pasditës.

Thaçi e Daçiq ishin dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së, në të cilën u diskutua për raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Kryeministri i Kosovës mbrëmë ka pasur një takim me komunitetin shqiptar në New York, me ç’rast ka folur për arritjet e Kosovës gjatë gjashtë vjetëve të pavarësisë.

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit